Mblidhen mjetet e nevojshme për shërimin e Amra Mjekiqit

Amra Mjekiqi është diagnostifikuar para dy muajsh me sëmundjen e Leukemis akute limfoblastike dhe për shërimin e saj jashtë vendit nevojiteshin 200 mijë euro.

Familjarët e Amra Mjekiqit përmes rrjetit sociale në ‘Facebook’ kanë treguar se shuma e kërkuar për shërimin e vogëlushes jashtë vendit është arritur.

Familjarët falënderojnë gjithë ata që kontribuan që Amrës t’i mundësohet shërimi jashtë vendit.

Postimi i plotë i Ismet Mjekiqit:

“FALEMNDERIMI I TAKON VETEM ALLAHUT

I Falemnderojme nga zemra te gjithe familjaret , miqt , dashamiret , e edhe ata qe ndoshta si njohim po qe na ndihmuan ta kalojme kete sfide te madhe per semundjen me te cilen u diagnostifikua vajza jon Amra. E ndjejme obligim te ju njoftojme se jane mbledhur mjetet te cilat na nevoiteshin per sherimin e vajzes sone falemnderit te gjithve per kontributin tuaj me shume respekt dhe falemnderues familja Mjekiqi”.

Lexo edhe:  Bëhet ‘qyl’ shtëpia e familjes Rexhepi në Ferizaj, hajnat vjedhin 10 mijë € stoli ari e mbi 1 mijë euro para ‘cash’