Mbi 40 aksidente për 24 orë, policia “lëshon dorën”: Jep mbi 1 mijë e 816 gjoba

Policia e Kosovës sot ka bërë përditësimin e raportit 24 orësh të ngjarjeve në vend.
Në raport thuhet që gjatë 24 orëve të fundit është shkaktuar 1 aksident me fatalitet, shkruan lajmi.net

Gjithashtu bëhet me dije brenda kësaj periudhe kohore janë shënuar edhe 19 aksidente në të cilat ka pasur persona me lëndime trupore.

Ndërsa aksidente me dëme materiale janë shënuar 22.

Policia nuk “kurseu dorën” në dhënien e gjobave të trafikut ku përgjatë periudhës së lartëcekur shqiptoi gjithësej 1816 tiketa.

Në këtë interval, policia është treguar e suksesshme edhe në kryerjen e detyrave tjera të saja.

Në këtë kontekst, policia ka arrestuar 27 persona për 24 orë, teksa 18 prej tyre i ka dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, nëntë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Lexo edhe:  Policia jep detaje lidhur me aksionin në veri të vendit