“Mbi 200 mijë qytetarë u larguan nga Kosova në 5 vitet e fundit”

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se vetëm në pesë vitet e fundit, nga Kosova kanë ikur mbi 200 mijë qytetarë, në kërkim të një jete më të mirë.

“Një studim i AKB-së nxjerr një të keqe tjetër të madhe, ku vetëm për 5 vitet e fundit ikën nga Kosova mbi 200 mijë qytetarë për të kërkuar jetë ma të mirë standard jetësor, shkollim e sigurime shëndetësore”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Sipas AKB -së mbi 1 milion kosovarë jetojnë jashtë vendit.

“Migrimi i Kosovarëve ka qenë i vazhdueshëm që nga vitet e 70-ta por shumica kanë ikur në vitet 1990-2000 ku mesatarishtë ikën mbi 450 mijë, atëherë ishte represioni jugosllav dhe kishte plotë arsye të iken nga Kosova”, thuhet në njoftim. .

Kryetari i AKB-së Agim Shahini ka thënë se trendi i ikjes nga Kosova tashmë është i njëjtë si para luftës, veçse motivet ndryshojnë.

“Atëherë ishin të frikês nga qeveria serbo-jugosllave e sot që qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria e Kosovës që nuk po ndryshon asgjë në të mirë të rritjes se motivet, për të gjetë një mundësi sa do të vogël për të jetuar në Kosovë”, ka thënë Shahini.

Lexo edhe:  Kreshniku nuk i ndahet më Ferrarit që ia dhuroi Dafina, publikon foto brenda tij