Mbi 2 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës brenda këtyre muajve

Mbi 2 milionë udhëtarë kanë qarkulluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, deri në muajin e shtatë të vitit 2024.
Derisa vetëm në gjysmën e parë të muajit gusht ky aeroport pati mbi 200 mijë udhëtarë vajtje ardhje.

Zëdhënësja në Aeroportin e Prishtinës, Valentina Gara thotë se këtë vit është rritur për rreth 20 për qind qarkullimi i numri i udhëtarëve.

Ajo potencon se vendet më të frekuentuara janë Zvicra, Gjermania, Turqia dhe Austria, të cilat pasohen nga disa shtete të tjera.

Lexo edhe:  Policia e Mitrovicës kap shoferin që voziti 110 km/h në zonën 40, gjobit me 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje