Maturanti 74 vjeçar Skender Cena merr diplomën pasi kalon provimin e anglishtes
Maturanti 74-vjeçar Skënder Cena ia doli të merrte diplomën e maturës, pasi ka kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj.
Nga rezultatet e publikuara sot, 74-vjeçari është vlerësuar me notën 7, në tentativën e tij të dytë për gjuhën e huaj.
Maturanti më i veçantë për këtë vit, ishte shprehur ditën e provimit se ishte i bindur se këtë herë do merrte notën 6, por duket se i kaloi pritshmëritë.
Aksidenti në rini, në hidrocentralin e Fierzës, i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesa e parë për vazhdimin e shkollimit, mes shumë vështirësive ekonomike. Mirëpo, kur ishte 64 vjeç, iu rikthye mësimit në shkollën profesionale në Kamëz, por mosha nuk e favorizoi në provimet e maturës.
Në atë kohë, anglishtja e sfidoi me rezultat jo kalues, që Skënderi beson se nuk do të jetë i tillë në përpjekjen e tanishme, të dytë, për ta dhënë provimin. Ndonëse nuk i kanë shpëtuar syve kureshtarë e ndonjëherë paragjykues: “Me thënë të drejtën, mësuesit dhe sekretarja më kanë pritur shumë mirë. Nxënësit menduan se isha profesor…”-u shpreh ai për gazetaren Kristi Gongo.
Ëndrra e Skënderit për t’u arsimuar është bërë e mundur edhe falë përkrahjes së familjarëve.