Matoshi e VV-së: O flaka me ju dalt krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica
Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adriana Matoshi ka reaguar për rastin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.
“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.
O flaka me ju dalt krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë.
Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli! Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”, ka shkruar ajo.

