Martin Berishaj mbulohet me dinarë para syve të Kurtit, Policia arreston aktivistin e PDK-së

Aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë gjuajtur me dinarë të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Koraci, Martin Berishajn.

Ky aksion i tyre ka ndodh në punimet forumi ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, që po mbahet në Prishtinë.

Për këtë ngjarje në Kosovë ka ardhur edhe Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, i cili dyshohet se është përfshirë në një aferë financiare rajonale.

Ai tha se raportimet për përfshirjen e tij në një aferë janë qëllimkëqija. Thotë se është krenar për përfaqësimin e Kosovës si ambasador në Kroaci.

“Jam shumë i gëzuar dhe i respektuar që i prezantoj Qeverinë e Kosovës, shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Këto çështje, për të cilat po pyesni, janë spekulime të drejtuara dhe kanë prapavijë politike”, ka deklaruar Berishaj.

Të gjitha spekulimet, Berishaj thotë se i hedh poshtë.

“Mendoj se është shumë me rëndësi në këtë rast të flasim më tepër për aktivitetet e këtij forumi. Duhet të them që këto spekulime që janë bërë, i hedh poshtë dhe ato kanë vetëm një qëllim – ta denigrojnë personalitetin tim, imazhin e Kosovës. Këta shpifësa besoj se do të dalin para gjyqësisë”, shtoi Berishaj.

Pavarësisht këtyre, Kurti e ka lartësuar ambasadorin Berishaj. Në nisje të forumit, në fjalën e tij, kryeministri i është drejtuar ambasadorit me fjalët: I nderuari ambasador, zoteri Martin Berishaj.

Lexo edhe:  Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë, arrestohet i dyshuari