Marrëdhënie seksuale brenda familjes, arrestohet një i mitur

Policia njofton për një rast të marrëdhënies seksuale brenda familjes në Obiliq.

Rasti ka ndodhur me 25 korrik, ndërsa i mituri është arrestuar dje nën dyshimet për abuzim seksual ndaj viktimës femër e mitur.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES/Obiliq, 25.07.2022-06:00. Me 27.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovare e mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  “Të jap zemrën, mos e flak”- Postimi i shqiptarit para vrasjes së gruas shtatzënë