Mallra të falsifikuara kapen nga Dogana, dyshohet se ‘shkelin të drejtat e pronësisë’

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta në terminalin doganor është ndaluar një sasi e mallrave të importuara, të cilat dyshohen për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Sipas njoftimit, malli i ndaluar përbëhej kryesisht nga shtroja gome për këmbë për automjete dhe mbulesa tekstili për ulëse veturash, në sasi të konsiderueshme dhe me dizajne që mbajnë shenjat tregtare të disa markave të njohura ndërkombëtare.

“Në bazë të ligjit në fuqi, Dogana e Kosovës ka nisur procedurat për verifikimin e origjinalitetit të produkteve dhe ka informuar bartësit e të drejtave të pronësisë intelektuale për të vlerësuar nëse mallrat përbëjnë shkelje të markave të tyre të regjistruara”, thuhet në komunikatë.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e masave mbrojtëse ndaj produkteve të falsifikuara, duke garantuar treg të drejtë, konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve nga produktet që cenojnë sigurinë dhe standardet e cilësisë.

Lexo edhe:  Ushtari i KFOR-it dërgohet pa shenja jete në Spital, mjeku konstaton vdekjen e tij