Mali i Zi shpalli tre ditë zie pas masakrës që la të vdekur 11 persona
Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie, pas sulmit në Cetinje ku mbetën të vdekur 11 persona.
Kryeministri Dritan Abazoviq e ka konfirmuar këtë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Telegram.
“Sonte, Qeveria e Malit të Zi do të shapllë tri ditë zie, pas tragjedisë së madhe që ndodhi sot në qendër të Cetinjes”, ka thënë ai.
Ndryshe, në sulmin që ndodhi ditën e sotme rreth orës 15:00, mbetën të vrarë 11 persona.
Sipas informacioneve të para, sulmuesi është Vuçko Boriloviq, 34-vjeçar dhe i njëjti ka gjuajtur me armë për shkak të një konflikti familjar.
Ai fillimisht ka gjuajtur civilë, më pas edhe policë. Gjatë ndërhyrjes së policisë, i njëjti është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur.