Malazezi që jeton në Finlandë i gatshëm ta ndihmojë me para ushtrinë e Kosovës

Shtetasi nga Mali i Zi, Rizo Lukoviq ka shprehur dëshirën që t’i dhurojë 500 euro për ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Lukoviq që jeton dhe punon në Finlandë ka treguar për Klankosova.tv se mjetet e premtuara për ushtrinë e Kosovës do t’i dhurojë gjatë vizitës së tij të ardhshme në Kosovë ose edhe përmes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

“Unë dua ta ndihmoj Kosovën me një shumë prej 500 euro për ushtrinë e Kosovës. Për të gjitha çka nevoitet, ushqim, armatim, veshmabathje etj”, tha ai në një prononcim për Klankosova.tv.

Krejt këtë, ai thotë se e bën nga vullneti i tij për ta ndihmuar Kosovën.

Shtetasi malazez Rizo Lukoviq ka bërë me dije gjithashtu se pothuajse dy herë në vit vie për vizitë në Kosovë.

Lexo edhe:  Vetura shkel një këmbësore që po kalonte rrugën me fëmijët e saj, 46-vjeçarja në gjendje të rëndë