“Ma largoni gruan nga shtëpia ose e lidhi n’litar”: Burri nga Malisheva kërkon ndihmë në Polici, përfundon vet në ndalim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Golluboc të Malishevës, por këtë herë një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se burri që fillimisht u paraqit si viktimë, por tashmë është i dyshuar ka pasur një kërkesë për Policinë, që t’ia largojnë bashkëshorten nga shtëpia për shkak të problemve që kanë mes vete.

Sinjali mëson se ndër të tjera, i dyshuari ka kërcëmuar se nëse Policia nuk e largon gruan e tij, “do ta lidh në litar”.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që i njëjti të ndalohet dhe ndaj tij të nisin hetimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Lexo edhe:  Dalin pamjet nga bastisja e banesës së ish-këshilltarit të Thaçit, të pranishëm policët me maska të Speciales