“Ma ka drejtu armën, mi ka lidhë duart”, pronari i argjendarisë së grabitur në Suharekë rrëfen momentin dramatik

Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi të mërkurën suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën. Para se të arratiseshin ata u gjuajtën me njësinë policore që intervenoi në vendin e ngjarjes, duke e lënë të plagosur një polic. Hetimet kanë nisur, por katër plaçkitësit ende nuk janë identifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

E pas këtij rasti, është deklaruar për herë të parë pronari i argjendarisë “DIAKOS”, Arbër Bytyqi.

Bytyqi ka shpjeguar rastin në detaje se si ka ndodhur, tregoi edhe për momentin kur arma iu drejtuar atij.

“Ka hyrë nga dera është afruar, unë kam qenë prapa, e ka kapërcyer tezgën këtu, më është drejtuar me armë, ‘Duart lartë, plaçkitje’, jam shtrirë për tokë, është ardhë më ka marrë nga prapa, mi ka lidhë duart, kokën poshtë më thoshte ta mbajë, pastaj kanë vazhduar të thejnë të marrin gjëra. I kanë marrë të gjitha çka kanë qenë të ekspozuara, të arit”, tha ai për Klan Kosova.

“Ma kanë drejtuar direkt armën, ka hyrë me shpejtësi të madhe edhe vetëm jam dorëzuar, nuk kam reaguar, kokën poshtë ma kanë mbajtë, nuk kam parë më shumë”, deklaroi ai.

Lexo edhe:  Nuk pritej: Berat Buzhala pranon ftesën e Adriatik Kelmendit për të hyrë në “BBV Kosova”