Lushaku-Sadriu: VV cenoi rendin kushtetues të Kosovës, s’e lejojmë

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar pas dështimit të radhës për konstituim të Kuvendit.

Ajo tha se nga VV-ja është cenuar rëndë rendi kushtetues i Kosovës.

“Është cenuar rendi kushtetues i Kosovës, nga partia më e madhe me instruksione të deputetit Albin Kurti dhe me udhëheqje nga Dehari, u cenua qëllimshëm rendi kushtetues”, tha ajo.

Deputetja shtoi se nuk do ta lejojnë që rendi kushtetues dhe demokracia e Kosovës të cenohet nga një grup politik.

“Janë të papërgjegjshëm, nuk po e respektojnë as aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Me këtë shprehim indinjatën dhe shqetësimin e thellë se në çfarë situate ka ardhur Kuvendi, institucioni më i lartë legjislativ i Kosovës”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu kërkoi po ashtu reflektim nga ana e VV-së.

Lexo edhe:  Lirohet nga burgu Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e punëtorit të tij në market