Lumi artificial te Xhamia e Madhe në Mitrovicë merr pamjen e merituar, falë punës profesionale të “Uniteti”-t

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti” me dinamikë të lartë ka vazhduar mirëmbajtjen në qytetin e Mitrovicës.

“Uniteti” ka njoftuar se gjatë ditës është bërë pastrimi i lumit artificial te Xhamia e Madhe “Isa Beg”, shkruan o2Press.com

“Gjithmonë në shërbimin tuaj”, është motoja e punës së “Uniteti”-t.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Punëtorët e 𝐊𝐑𝐌 “𝐔𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢” kanë vazhduar me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e qytetit të Mitrovicës, duke bërë fshirjen e rrugëve dhe trotuareve.
Të bashkangjitur keni edhe disa fotografi te lumi artificial te Xhamia e Madhe “Isa Beg”.
Gjithmonë të përkushtuar ndaj jush.
06.07.2022

Lexo edhe:  Plaçkitet xhamia e fshatit Shupkovc të Mitrovicës, hajnat marrin paratë e ndihmave