Lulzim Jashari kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt?

Një anëtar i familjes së Adem Jashari pritet të kandidoj për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti.

Të paktën keshtu po qarkullojnë informacionet nga njerëzit e Listës së Pavarur Bekim Jashari.

Së, Lulzim Jashari mund të jetë kandidat për kryetar të Skenderajt, këtë e kishte paralajmëruar muaj me parë, Murat Mecini, familjar dhe person shumë i afërt me familjen Jashari .

“Merret, merret. Luani po vjen”, kishte komentuar Mecini në postimin e faqës rajoni në të cilën ishte shtruar pyetja pikërisht për kandidaturën e Lulzim Jasharit për Skenderajin

Lexo edhe:  Bufi për interpretimin e Rita Orës: Artiste e madhe, s’mundet me i njoftë flamujt e shteteve te vogla