Lulëzon prostitucioni: Një 53-vjeçar dhe një grua 45-vjeçare bien në prangat e Policisë në Mitrovicë – bënin seks në këmbim të pagesës

Prostitucioni po vazhdon të mbetet një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku jo rrallë herë të dyshuarit janë edhe të moshave mbi 50-vjeç.

Për një rast të tillë Policia rajonale në Mitrovicë ka arrestuar dy persona, një burrë 53-vjeçar dhe një grua 45-vjeçare, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion për muaj me radhë.

Pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, u zbulua të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në një motel atje.

Sinjali mëson se rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Kujtojmë se muajt e fundit janë zbuluar një numër i madh i rasteve të prostitucionit.

Lexo edhe:  Publikohet foto: Kjo është përmendorja e Albin Kurtit