Lulëzojnë bastoret ilegale në Mitrovicën Veriore

Sivjet bëhen 5 vjet nga mbyllja e lojërave të fatit në Republikën e Kosovës, por jo edhe në Mitrovicën Veriore.

Në qendër të kësaj komune, me shumicë serbe, lulëzojnë bastoret sportive ilegale.

Indeksonline ka parë nga afër veprimtarinë ilegale të lojërave të fatit.

Kujtojmë se në mars të 2019-s, shteti mori vendimin për fundin e bastoreve dhe të gjitha lojërave të tjera të fatit.

Me 74 vota pro, kuvendi kishte miratuar një rezolutë për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit

Më shumë se 200 lokale ishin aktive në Kosovë

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, akciza për aparatet e lojërave të fatit, në Kosovë, ka qenë e lartë dhe buxheti i shtetit brenda vitit ka arkëtuar afro 20 milionë euro nga kjo veprimtari.

Lexo edhe:  Kurti s’ka kohë të takojë minatorët e Trepçës: Thotë se do ta takoj një gazetar gjerman