Luizi e pranon që ka krisje me Arbanën, thotë se do të flasë pasi t’i përfundojë kontrata me Top Channel
Prej kohësh është aluduar në media se Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani kanë pësuar një krisje në marrëdhënien e tyre. Luizi, në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër e konfirmoi lajmin.
Gazetari e pyeti nëse ka një krisje mes moderatores dhe fituesit të “BBVA 2” dhe ai u shpreh se ka një krisje, por tha se pas majit do të flasë më shumë.
“Marrëdhënia ime me Arbanën? Ajo është atje, unë jam këtu…çfarë marrëdhënieje? Ka krisje, por në maj do e zbuloj se nuk më lejohet”, u shpreh ai, duke mos dhënë shumë detaje.
e
Lajmi se ka pasur një ndryshim të beftë në dinamikën e marrëdhënies së tyre nisi kur Luizi i bëri unfollow moderatores. Nga ana tjetër, Arbana nuk bëri asnjë postim në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ndonëse ishte prezente në tapetin e kuq.