Djali i Thaçit bashkë me PDK-në vizitojnë Hysni Gucatin

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me bashkëpartiakë nga PDK kanë vizituar në Marinë të Skenderajt Hysni Gucatin pas lirimit nga Gjykata Speciale, shkruan lajmi.net.
Lushtaku ka shkruar se uron që sa më shpejt edhe të akuzuarit tjerë në Hagë të kthehen të pafajshëm në vendlindje.

“Urojmë që sa më shpejt të përfundojë procesi gjyqësor ndaj bashkëluftëtarëve të tjerë që ndodhen në Hagë dhe ata të kthehen të pafajshëm në vendlindje, pranë familjeve e shoqërisë!”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:  Arrestohen disa persona në Podujevë