”Luftë” mes skuadrave të mëdha për shërbimet e Albion Rrahmanit

Albion Rrahmani pati një stinor shumë të suksesshëm te Rapidi i Bukureshtit në Rumani.

Rrahmani ishte një nga futbollistët kryesor të ekipit me 17 gola të shënuara në të gjitha garat.

Loja e mirë e tij ka rënë në sy të disa skuadrave të mëdha evropiane. Në garë për të ka hyrë edhe Glasgoë Rangers.

Mediat nga Skocia kanë raportuar se për sulmuesin e Kosovës, klubi Rangers ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare ndaj Rapid Bukureshtit.

Por një ofertë zyrtare veçse ka shkuar nga një klub tjetër.

Media “The Sun Scotland” raporton se oferta për Rrahmanin ka shumë gjasa të jetë nga Sparta Prague, klub i cili besohet të ketë ofruar  2.5 milionë euro për shërbimet e tij.

Edhe Slavia Prague besohet se është në garë për sulmuesin e Kosovës.

Të lidhura me një transferim të mundshëm të Rrahmanit, kanë qenë edhe skuadrat Aston Villa, Werder Bremen dhe Benfica.

Lexo edhe:  Miniera e Trepçës hap 12 vende të reja të punës