Lot e mall: Nis rindërtimi i disa shtëpive në veri, familje shqiptare po kthehen 24 vitesh

Disa shtëpi kanë filluar të rindërtohen tek Lagja e Boshnjakëve në veri.

Aty pas 24 vitesh do të kthehen për të jetuar disa familje shqiptare. Kthimin në shtëpitë e tyre ata e kanë përjetuar me lotë gëzimi.

Një një video të publikuar nga zyrtarë të VV-së disa nga ta shihen duke derdhur lotë, teksa për të parë punimet shkon edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Për kthimin në vendlindje kishte rrëfyer dy ditë më parë edhe një burrë nga familja Rakateli. Ai mes lotësh rrëfen për rikthimin atje pas 24 vitesh.

Ai thotë se ndërtimin e ri që po ua mundëson shteti, ata e kishin gjithmonë ëndërr.

Familjari rrëfen se si nga serbët i ishin ofruar siç thotë ai “shuma marramendëse” për ta shitur pronën, por asnjëherë nuk ka pranuar.

“Kanë dhanë pare marramendëse, por nuk kemi dashtë me e e shitë, se kjo është toka e prindërve tonë”, shprehet ai mes lotës.

Lexo edhe:  I mituri nga Istogu arrestohet për dhunimin e një 14-vjeçareje në Drenas, vajza zbulon në Polici se qëndruan në motel