Lojtari i ndeshjes në Zambi merr si shpërblim pesë pako vezë

Kennedy Musonda, është një sulmues që luan për skuadrën Young Africans në Zambi.

Ai mori një shpërblim interesant si “lojtar i ndeshjes”.

Musonda mori pesë pako vezë, dy për një gol të shënuar dhe tre të tjera ishin për lojën e tij.

Shpërblime të tilla ka plot në Afrikë, duke u bërë interesant mënyra se si shpërblehen lojtarët e dalluar.

Në të kaluarën, futbollistët janë shpërblyer edhe me miell dhe pula.

Ndoshta kjo formë e shpërblimeve do të kryente punë edhe në Kosovë meqenëse një pako vezë ka shkuar në mbi 5 euro.

Lexo edhe:  Flasin familjarët e 37-vjeçares që u vra nga kunati: E kishte kërcënuar dhe më parë