Lojërat e fatit sfidojnë shtetin: Policia bastis një lokal në Skenderaj, bie në pranga një person

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm. Kjo po dëshmohet sidomos javëve të fundit me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra të dyshuarve gjithandej vendit.

Lojëra të tilla dyshohet se organizonte edhe një person në Skenderaj, lokali i të cilit u bastis mbrëmë nga Policia.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit është kapur një punëtor i lokalit duke shtypur tiketa të kundërligjshme.

Aksioni ka rezultuar me konfiskimin e pajisjeve që shërbenin për të kryer veprimtarinë e jashtligjshme, teksa në pranga ka përfunduar pronari i lokalit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të nisin hetimet për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’.

 

Lexo edhe:  Prindi pretendon që policia ia sulmoi djalin, dërgon foto e lëshon akuza kundër tyre