Llapjanit i vidhen kosheret me bletë brenda të cilave kishte rreth 300 kg mjaltë

31 koshere me bletë i janë vjedhur një banori të fshatit Tërrnavicë të Podujevës.

Policia ka njoftuar se rasti dyshohet se ka ndodhur mes datës 23 dhe 30 korrik.

Viktima ka bërë të ditur se në koshere ka pasur rreth 300 kilogramë mjaltë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.

Lexo edhe:  Therje me thikë në Prishtinë: 37-vjeçari dërgohet në QKUK, i dyshuari shpallet në kërkim