Aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, tre policë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Suharekë-Prizren, saktësisht në fshatin Grejkovcë. Tre tre policë kanë mbetur të lënduar të cilët kanë qenë me uniforma, por me veturë civile duke shkuar në punë.

Policia ka njoftuar se njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime më të rënda,

“Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile.

Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën.

Si pasoj e aksidentit tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.

Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndroj në Spital për trajtim të mëtutjeshëm.”, ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Robotit “i bie të fikët”, nga puna