Llapjani ia sheh sherrin rrjeteve sociale, Policia e zbulon se ka gjuajtur me kallash natën e Vitit të Ri – ia bastis shtëpinë

Foto ilustrim
Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale ku shihen duke vepruar kundërligjshëm po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ditëve të fundit e kanë pësuar shumë të rinj për shkak të postimit të pamjeve duke gjuajtur me armë në natën e Vitit të Ri. Ndonëse jo të gjithë janë kapur më 31 dhjetor, identifikimi i tyre po vazhdon.

Kështu ka ndodhur me një rast në fshatin Dumnicë e Poshtme në Podujevë, ku Policia ka zbarkuar sot në një shtëpi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zbuluar se një 42-vjeçar kishte shtënë më kallash natën e Vitit të Ri dhe pamjet e gjuajtjes ishin shpërndarë, që u bënë sebep, që i njëjti të kapet. Pasi Policia i shkoi te shtëpia të dyshuarit, ai e pranoi se ka përdorur armën, të cilën e posedonte pa leje.

Kjo bëri që Policia ta shoqërojë të njëjtin në stacion policor, ndërsa armët me fishekë t’i sekuestrojë, teksa është kryer edhe bastisje ën shtëpinë e tij.

Pasi i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe kanë përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lexo edhe:  Kurti nervozohet pas lirimit të ish-policit serb, kërkon të di kush është prokurori e gjyqtari që e lejuan këtë