Lista e Munishit me pesë futbollistët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave: I pari Fadil Vokrri, ka vend për Canën e Xhakën

Trajneri kosovar, Ismet Munishi i ftuar në ‘Blic Interview’ prodhim i GazetaBlic mes shumë temave të futbollit vendor ka folur edhe për legjendat kosovare të këtij sporti.

Munishi bëri zgjedhje interesante duke kombinuar lojtarë të së kaluarës dhe lojtarë që aktualisht janë aktiv.

Fadil Vokrri dhe Fadil Muriqi dy legjendat kosovare të futbollit ishin në krye të listës së Munishit për futbollistët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave.

Teksa foli me lavdata të shumta për Xhakën pasi u shpall kampion në Bundesliga duke e ndihmuar skuadrën e tij drejt titullit të parë historik ai shtoi Xherdan Shaqirin në listën e tij.

Munishi nuk e la jashtë as kapitenin legjendar të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana teksa për vetën tha se nuk mund të bëjë pjesë në këtë listë, por që vetën e sheh në një listë më të zgjeruar me 10 lojtarë, disi me vështirësi.“Fadil Vokrri, Fadil Muriqi, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Lorik Cana. Vetëm këta pesë janë, unë jo. Në 10’she me pak vështirësi mundemi (qesh)”, tha Munishi për Blic Interview.

Lexo edhe:  Qeveria ua ndal rrogat mësuesve, por serbët i morën gati 1 milionë euro pa punuar kurrë