“Liromëni bashkë me djalë, ose se si të shkoj kom me i kallë ata”/ Babë e bir arrestohen pasi sulmuan dy persona për një pronë

Vendosja e një drite në një shtyllë betoni u bë mollë sherri për disa banorë në rrugën ‘Tahir Coli’ në Pejë. Babë e bir kundërshtuan ashpër ndaj çiftit që bënë atë veprim, duke i kërcënuar dhe duke i sulmuar ata.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në mëngjes, ku dy të dyshuarit kishin nisur një konflikt me çiftin që kishin vendosur një dritë në një shtyllë betoni për ta ndriçuar hapësirën publike.

31-vjeçari kishte shtyrë 66-vjeçarin e më pas babai i tij e kishte kërcënuar gruan e ankuesit, duke iu drejtuar asaj me fjalët “vallahi me shpirt ka me iu kushtu“.

Kjo bëri që çifti të lajmërojë Policinë e Kosovës, të cilët dolën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan dy personat e dyshuar.

Fillimisht prokurori urdhëroi ndalimin vetëm të 31-vjeçarit, i cili sulmoi ankuesin, teksa babain e tij e liroi në procedurë të rregullt.

Por një vendim të tillë e kundërshtoi 62-vjeçari, i cili u tha zyrtarët policorë se do që të lirohet bashkë me djalin e tij, duke thënë “ose liromëni bashkë me djalë, ose na ndaloni të dyve se përndryshe menjëherë si të shkoj në shtëpi kom me i kallë ata krejt”, duke aluduar në personat që denoncuan rastin.

Kjo bëri që prokurori të nxjerrë aktvendim që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre të iniciohet rasti për veprat ‘Sulmi’ dhe ‘Kanosja’.

Lexo edhe:  Terrorizohet Serbia nga një grup i armatosur, Policia kërkojnë përforcime