Lirohen serbët e arrestuar dje në Zveçan

Katër serbët e arrestuar dje në Zveçan për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, janë liruar sot nga Policia e Kosovës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se lirimi i tyre është bërë me urdhër të prokurorit pas intervistimit.

Ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Rikujtojmë se njëra prej kërkesave të protestuesve për të ndërprerë protestën ishte edhe lirimi i menjëhershëm i të arrestuarve.

Përveç kësaj kërkese serbët lokal duan edhe largimin e menjëhershëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga objektet e komunave në veri.

Lexo edhe:  Vogëlushi kosovar gjendet në koma prej 2 muajsh, familja kërkon ndihmë për ta dërguar në Gjermani – operacioni kushton mbi 247 mijë euro