“Liri për Arbnorin”, në Prishtinë protestohet për ish-policin që po mbahet në burgun e Serbisë

Në Prishtinë është duke u mbajtur protestë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili është arrestuar dhe po mbahet në Serbi, ku akuzohet për vrasje të rëndë në Banjskë.

Protestuesit marshuan nëpër sheshin e kryeqytetit duke mbajtur pankarta dhe duke bërë thirrje “Liri për Arbnorin” dhe “Kërkojmë drejtësi për Arbnorin”.

Protestuesit e kanë cilësuar arrestimin e tij si të padrejtë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Lexo edhe:  Andin Hoti: Nuk dihet asgjë për fatin e babait tim, duhet t’ia përkujtojmë Serbisë krimet që ka bërë