Lindrit Misini me “Djemtë e Mitrovicës” vazhdon angazhimin për mbledhjen e fondeve për shërimin e minatorin të Trepçës

Në qytetin e Mitrovicës po vazhdon aksioni për mbledhjen e fondeve për shërmin e minatorit të Trepçës.

Njëri nga humanistët më të mëdhenj në Mitrovicë janë “Djemtë e Mitrovicës” në krye me Lindrit Misnin, shkruan Jepi zë.

Misini së bashku me kolegë dhe shokët e tij, kanë arritur që afat rekord të sigurojnë mjete pêr ta nisur minatorin Petrit Bajramin drejt Turqisë.

Ndërsa aksioni ka vazhduar edhe sot në sheshin e Mitrovicës ku kolegët minatorët po mbledhin mjete që të sigurohet shuma totale prej 100 mijë eurove, shkruan Jepi zë.

Në shesh sot ka dalur edhe Lindrit Misini për të ndihmuar dhe për të bashkërenduar punët me qëllim që të arrihet të sigurohet shuma totale.

Lexo edhe:  Tragjike: Humb jetën në aksident mërgimtari shqiptar, e zuri gjumi në timon