Linda tregon se a ka pëlqim për femra

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Linda Halimi sonte ka qenë e ftuar në emisionin “Big Talk”, ku ka folur në lidhje me pëlqimin e saj për femra.

Ajo është shprehur se më shumë i bën përshtypje energjia e njeriut, sesa gjinia.

“Është e vërtetë, unë e pëlqej bukurinë, e pëlqej njeriun, më shumë shkojë për energjinë e njeriut, sesa për gjininë e personit”.

“Normalisht jam e martuar që 12 vjet me një mashkull që e dua dhe më do pafund, nuk kam më sy për askënd tjetër. Por, normal që më pëlqejnë njerëzit dhe energjia e mirë, po të isha ‘single’ nuk e mohoj këtë gjë”, është shprehur ajo.

Lexo edhe:  Lumbardhit s’i pritet, e pyet Kaderin se kur do të flenë bashkë