Linda Halimi ‘provokon’ me pamjet e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Pa t’pa” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video mjaft provokuese.

Në video, ajo shfaqet me një kostum të zi që vë mjaft mirë në pah format e saj të bujshme të trupit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @linditaworld


Linda është e njohur për ekspozimin e linjave të saj të trupit, dhe jo pak herë në paraqitjet e saj, ka treguar me krenari rezultatet e palestrës.

Ajo është shumë e përkushtuar në rutinën e saj të fitnesit – gjë e cila i ka sjell rezultate të mira në trupin e saj.

Këngëtarja shqiptare përndryshe pak javë më parë u kthye në Kosovë për vizitë, ku edhe xhiroi tri klipe të reja, që do të publikohen së shpejti.

Lexo edhe:  Dorëzohet Kiara, e puth për herë të parë Luizin