Lind fëmija i parë në vitin 2023, Kurti shkon e viziton në spital
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar foshnjen e parë të vitit 2023.
Kreu i qeverisë tha se foshnja e parë, e pagëzuar Dua Rrustemi, bashkë me nënën e saj, Elonën, janë shëndosh e mirë.
“Uruam edhe babain Arbënorin dhe falenderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh”, shkroi Kurti.
Foshnja e parë për vitin 2023 lindi katër minuta pas ndërrimit të moteve.