Limaj: Na këtu nuk jemi në pufa, as nuk jemi në kazino, jemi në kullat e lirisë së Kosovës

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe gazetari Leonard Kërquki, kanë debatuar ashpër në emisionin e këtij të fundit “Pressing”.

Gjithçka filloi me një kyetje që gazetari ia shtroi Limajt për fotografinë në odën në Kleqkë, duke i thënë: “Çfarë shekulli po jetoni z.Limaj, pse duhet me qu mesazhe njerëzit e politikës nga ambiente të tilla?”

Kjo siç duket e ka irrituar shumë z.Limajn, i cili tha se “nuk jemi në pufa, as në kazino, e as në kafene por jemi në odë”.

“Nuk e di pse të paska bërë kësi përshtypje, kur mblidhen njerëzit, çka pritet me pasë. Duhet me të ardhë mirë. Jan disa bashkëluftëtarë në një odë, ish-luftëtarë së pari, Dikur nuk keni me mujt me i gjetë këto oda. Po më habit, qysh të paska bërë përshtypje të keqe. Krejt këta njerëz janë të luftës çlirimate, nuk jemi në kazino, s’jemi në kafë, ju jeni në kafe gjithë natën edhe s’ju vjen marrë, marre koka me nejt në odë. Me nejt nëpër kafiqa s’po ju vijka marre, nëpër diskoteka.” – ka thënë ai.

Këtu, Limaj ka vazhduar duke thënë se “kjo është fyerje”, dhe se nuk i intereson “në cilin vit jemi”.

“Është fyrje çka fole, kjo është odë legjendare, e një familje të dëshmorit që ka dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës. Nuk po më intereson në cilin vit jemi o ti djal…çka ka lidhje.” – tha ai.

Në fund, Limaj shtoi: “Nëse ki naj qëllim, ose porosi të kuptoj. Çfarë mesazhi politik është qitu, nejë e shokëve të luftës.”

 

Lexo edhe:  Aksident në Komoran, vdes motoçiklisti