Limaj e quan Kurtin mashtrues: E bëri bërllok, tash po fshihet pas Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur mashtrues, raporton Gazeta Sinjali.

Limaj ka thënë se Kurti ka bërë shkelje të Kushtetutës duke arritur një marrëveshje, e cila sipas tij është e dëmshme për vendin.

Sipas tij, kreu i Qeverisë po fshihet pas Gjykatës Kushtetuesës.

“Çka po thonë këta që i kanë marrë 51%? Po duan që këtë punë t’ua lënë 9 vetave në Gjykatën Kushtetuese. Me u fshehë, me thënë ‘këqyre, ne e kemi bë një bërllok, marrëveshje katastrofale për vendin tonë, ju tash duhet ta akomodoni, t’ia gjeni vendin në Kushtetuë’. Gjykata Kushtetuese as nuk krijon e as nuk shuan institucione. Në 2015 Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë s’duhet bërë Asociacioni… Marrëveshjet politike i krijojnë ato punë”, ka thënë Limaj në T7.

Ai është shprehur se Kosova e ka pranuar formimin e Asociacionit me kompetenca të shtuara, teksa tha se do të krijohet një autonomi politike brenda sistemit kushtetues të vendit.

“Kosova ka pranuar formimin e Asociacionit me kompetenca të shtuara… S’ka këtu 2013, 2015, ka marrëveshje Kurti-Vuçiq nga e cila derivon draft-statuti dhe pastaj Asociacioni”, tha ai.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në këto vende