“Lidhja nuk ka qenë e shëndoshë”, miku i Meritonit flet për deklaratën e tij për djalin

Pas deklaratës tronditëse të Meritonit për djalin e tij, miku i tij, gazetari Arbër Zeka, në një lidhje direkte dje për ‘Shqipëria Live” tha se Meritoni ka pasur vështirësi për të qenë pranë familjes.

Ai tha se lidhja me ish-partneren nuk ka qenë e shëndoshë. Sa për reagimin e ish-bashkëshortes së Meritonit, ai tha se nuk është momenti për hakmarrje.

“Unë e kam pasur rastin ta takoj djalin e Meritonit. Nuk dua të futem në raportin mes çiftit, por Meritoni ka pasur vështirësi gjatë gjithë kohës. E ka pasur të pamundur me qenë pranë fëmijës. Mua ma ka thënë vonë, gjatë udhëtimit në Amerikë në muajin maj vitin e shkuar. Në avion ma ka thënë këtë, ofertat me u fut në Big Brother i ka pasur që te Big i parë dhe e ka pasur në plan këtë kauzë.

“Nëse më lejohet shkurt dhe qartë. Lidhja nuk ka qenë e shëndoshë, nuk do shumë koment. Duhet me pas maturinë, lidhja nuk ka qenë e shëndoshe se të ishte ndryshe..hakmarrja nuk është gjëja më e mirë në këtë pikë”-tha miku i Meritonit.

Lexo edhe:  Edona thotë se Ganiu ishte plot inat kur Shqipja u shpall e preferuara e publikut