Liberta Spahiu “zbulon” djalin që do të jetë pjesë e Big Brotherit

Nisja e Big Brother VIP Kosova është çdo herë e më afër dhe këtë na e ka lënë të kuptohet Liberta Spahiu.

Producentja që në format ka mbi vete kastingun nuk është duruar pa zbuluar pak nga njëri prej banorëve.

Ajo ka ndarë një shkrepje në Instagram të një djaloshi (ende misterioz) me një mbishkrim që vetëm se e shton kureshtjen.

Menjëherë në rrjet, konkretisht në Instagram dhe TikTok ka nisur ‘gjahu’ për ta kuptuar përmes pak detajeve se për kë bëhet fjalë.

Vajza, banori në fjalë definitivisht do jetë një arsye më shumë për të qëndruar para ekranit.

Lexo edhe:  Gjykata vendos për tre të dyshuarit për sulm ndaj Valon Sylës