Lëvizjet në Administratën Trump, emri i Grenell përmendet për një pozitë të rëndësishme
Presidenti Donald Trump po planifikon të shkarkojë këshilltarin e sigurisë kombëtare Mike Waltz, i cili ka humbur besimin e zyrtarëve të tjerë të administratës.
Siç raporton Politico, ai mund të largohet menjëherë, por masa nuk është përfundimtare.
Ky medium përmend Richard Grenell, emisarin e Administratës Trump për misione të posaçme, në mesin e kandidatëve për një nga pozitat më të rëndësishme në administratë.
Gjithsesi, zgjedhja kryesore po përmendet i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, i cili po drejton negociatat me Rusinë, Iranin dhe Hamasin në Gaza.
Kandidatë të tjerë të mundshëm përfshijnë shefin e lartë të politikave të Trump, Stephen Miller dhe drejtorin e lartë të NSC për kundërterrorizëm, Sebastian Gorka