Këta janë dy të dyshuarit e arrestuar për vrasjen në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Vushtrrinë, ku një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i cili mbeti pa shenja jete është Fatos Zenuni.

Ndërsa personat e arrestuar që dyshohen ta kenë kryer krimin janë:

Jetmir Sinani;

Edin Beka.

Për rastin në fjalë, kryeprokurori Ismet Ujkani ka dhënë detaje për Sinjalin.

“Prokurori kujdestar në koordinim me Policinë po merren me rastin. Po ndërmerren veprime për ndriçimin e rastir. Ekzaminimet në vendin e ngjarjes janë kryer, tash po vazhdohet me veprime të tjera”, tha Ujkani.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Lexo edhe:  Dalin pamjet nga policia: Kjo është droga 400 mijë euroshe që iu kap asamblistit të VV-së në Prishtinë