Leonora Jakupi shfaqet duke lexuar Kuran në ‘Natën e Kadrit’

Në muajin e shenjtë dhe të ndërgjegjësimit dhe pikërisht në Natën e Kadrit, siç njihet në fenë islame, Leonora Jakupi ka befasuar ndjekësit me postimin e saj të fundit.

Pikërisht këtë ditë, ajo publikoi një fotografi në ‘InstaStory’ duke lexuar disa vargje të librit të shenjtë të Kuranit.

Në postimin e saj ajo publikoi një foto të një faqe Kurani derisa i shtoi edhe emojin e lutjes.

Përkundër faktit se është një personazh tejet i njohur me një bagazh tejet të madh në muzikë, Leonora shpërfaq pak bindjet apo pikëpamjet e saj fetare.

Kontributi i saj disavjeçar në muzikë, ka bërë që emri i saj në këtë industri të vuloset rrënjësisht.

Lexo edhe:  Edona: Kosova më e shtrenjtë se Gjermania, 3 sene 400 euro