Lëndohet një person nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit në Kaçanik, dëme të mëdha në fabrikë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole të oksigjenit në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, konkretisht në fshatin Nikaj.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

“Sot rreth orës 11:40, jemi njoftuar se në afërsi të një pompës së derivateve në rrugën magjistrale, Kaçanik – Ferizaj, në fshatin Nikaj ka ndodhur një eksplodim, dyshohet bombol e oksigjenit. Janë njoftuar edhe shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në këtë rast një person është i lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit”, ka thënë ai.

Për momentin, njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore dhe të sigurisë për ndriçimin e plotë të rastit.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ka bërë të ditur tutje ai.

Lexo edhe:  Të lumtur krah njëri-tjetrit, Getinjo publikon foton e ëmbël me Vivien