Lëndohen dy fëmijë te shkolla “Faik Konica”, u goditën nga rryma
Dy fëmijë kanë pësuar lëndime tek shkolla fillore “Faik Konica”, pasi që janë goditur nga rryma.
Këtë e ka konfirmuar për “IndeksOnline” dhe zëdhënësja e policisë së Kosovës Flora Ahmeti. Fëmijët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, ka thënë Ahmeti.