Latifi: E kam përkrahjen e Kurtit, jap dorëheqje nëse nuk ua mbaj anën mjekëve
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka folur rreth mbështetjes që ai ka nga kryeministri Albin Kurti dhe mundësisë së dorëheqjes nga kjo pozitë që e mban aktualisht.
I ftuar në Klan Kosova, i pari i Shëndetësisë thotë se e ka përkrahjen 100% të Kurtit për punën që ai bën në këtë ministrinë e udhëhequr nga ai.
Ndërkohë, ai është shprehur se në momentin kur ai e gjykon se shëndetësia nuk është prioritet i qeverisë, ai kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jam shumë i sigurt se qeveria e sidomos kryeministri Kurti që shëndetësinë e ka top prioritet. Nuk mund të kemi siguri kombëtare nëse nuk kemi shëndetësi të avancuar”, tha ai.
“Nëse unë nuk e mbaj anën e mantel-bardhëve, atëherë unë jap dorëheqje për shkak se nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua sesa mirëqenia e mjekëve”.