“Lamtumirë Kosovë” – 30 aeroplanë nisen veç sot nga Aeroporti i Prishtinës

Qytetarët e Kosovës nga sot,1 janar, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të Zonës Shengen deri në 90 ditë brenda periudhës prej 180-ditësh.

E duket se kosovarët e kanë pritur gjatë këtë të drejtë të mohuar padrejtësisht ndër vite.

Kjo merr fund me ditën e parë të vitit 2024, ku janë planifikuar udhëtime në numër të madh.

Në faqen e aeroportit “Adem Jashari”, bëhet e ditur se janë planifikuar 31 fluturime vetëm për nesër.

Fluturimi i parë do të jetë në qytetin e Vjenës, ku vet kryeministri Albin Kurti e ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, do t’i përcjellin këta qytetarë, e më pas do të mbajnë konferencë për medie.

Lexo edhe:  Doktor Sherif Krasniqi kreu tri operacione dhe ra në komë