Lajmi i hidhur: Vdes i biri i heroit nga Skenderaj, Hysen (Bislim) Lushtaku
Ka ndërruar jetë Hysen (Bislim) Lushtaku nga Prekazi i Poshtëm i Skenderajt, biri i atentatorit të njohur Bislim Lushtaku. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Sabit Istogu.
Bislim Lushtaku njihet për aktin heroik të vitit 1945, kur së bashku me disa kushërinj dhe miq, asgjësuan Shtabin partizano-çetnik në lagjen Kodra të Prekazit, duke vrarë rreth shtatë oficerë të lartë të ushtrisë serbe.
Për këtë veprim, Bislim Lushtaku ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata serbe e kohës, dënim që më vonë iu zbut në 25 vjet. Ai vuajti 18 vjet burg, nga ku doli i rënduar në shëndet dhe pas pak vitesh ndërroi jetë.
Hyseni, biri i tij, lindi, jetoi dhe vdiq me respekt e dinjitet, duke ruajtur emrin dhe trashëgiminë e familjes së njohur nga Prekazi.


 
							 
							