Lajmi i hidhur: Pas 37 vjet pune, vdes infermieri Raif Krasniqi
Është ndarë nga jeta infermieri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Raif Krasniqi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës, me ç’rast i shprehën ngushëllime familjarëve të ish-kolegut të tyre.
Siç njofton OIK, i ndjeri shërbeu për 37 vjet në QKUK, teksa thanë se si një njeri humanist që ishte, dha kontribut të çmuar në këtë fushë.
Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:
Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të Raif Krasniqit, infermier në QKUK.
Krasniqi dha kontribut të çmuar dhe ishte një koleg dhe humanist shumë i respektuar.
Ai filloi angazhimin e tij qysh më 1986 në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK. Së fundmi punoi në Patologji.
OIK shprehë ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve të z. Krasniqi.
Me respekt