LAJMI I FUNDIT: Vdekje e dyshimtë në Pejë
Një burrë nga Peja ka raportuar në Polici vdekjen e djalit të tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se njësiti relevante policore dhe një ekip mjekësore kanë dalë në vendngjarjes, ekipi mjekësore ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar vdekjen e djalit të tij, viktimës mashkull kosovar. Njësiti relevante policore dhe një ekip mjekësore kanë dalur në vendngjarjes, ekipi mjekësore ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.