LAJMI I FUNDIT | Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Hapësirat e Tregut të Gjelbër në Prishtinë janë përfshirë nga zjarri këtë mbrëmje.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të fikur zjarret, të cilat, deri tani, nuk dihet se nga çfarë janë shkaktuar.

Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.


Si pasojë, mbi lokacionin ku ka shpërthyer zjarri dhe përreth, është shkaktuar një shtëllungë e madhe tymi që ka ndotur qiellin e kryeqytetit.

Lexo edhe:  I vdiq babai në Qabe, flet djali i tij: S’mundëm ta varrosnim në vendlindje, vdekje të tillë pak kush përjeton